Ligji i ri për Policinë Gjyqësore, Hysi: Jo më rekrutime pa konkurs

Komisioni Parlamentar i Sigurisë ka shqyrtuar të martën ligjin e ri për policinë gjyqësore, i cili sjell ndryshime thelbësore në mënyrën si do funksionojë kjo strukturë,  detyrat, mënyra e rekrutimit, varësinë e deri te pagat e reja.

Drafti me ndryshimet u paraqit para deputetëve nga Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, e cila e vuri theksin te nevoja që në këtë trupë policët të zgjidhen me konkurs dhe varësia te një Komision i posaçëm i krijuar për këtë qëllim.

Ajo theksoi se jashtë kësaj strukture do të mbeten policët gjyqësorë të SPAK, të cilët do të kenë status tjetër e do të trajtohen me paga më të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikë e debatuar e draftit janë pagat e reja, duke qenë se përfaqësuesit e policisë gjyqësore kanë kërkuar që ato të jenë sa 70% e pagave të prokurorëve, ndërkohë që Ministria e Financave propozoi që ky nivel të jetë jo më i lartë se 10%.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?