Ligji i tatimit, Gjosha: Mbron të fortët dhe ka harruar ata të cilët janë realisht në nevojë
Edhe deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka reaguar në lidhje me videot e postuara nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili për Kryeministrin dhe deklaratat e tij për mënyrën e taksimit të bizneseve të mëdha në vend.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Gjosha shprehet se ligji i tatimit mbi të ardhurat çuditërisht është kthyer në mbrojtje të të mëdhenjve dhe të fortëve dhe ka harruar ata të cilët janë realisht në nevojë.
Reagimi i deputetes Klajda Gjosha
Ligji i tatimit mbi të ardhurat çuditërisht është kthyer në mbrojtje të të mëdhenjve dhe të fortëve dhe ka harruar ata të cilët janë realisht në nevojë.
Taksa progresive tashmë ka marrë kuptimin e kundërt duke i dhënë frymëmarrje atyre që fitojnë më shumë dhe duke i marrë frymën rrogëtarit, atij që punon gjithë ditën për të çuar ushqim në familje.
Nga 15% tatimi për dividentin tashmë shkon në 8%. Ndërkohë që një qytetar të thjeshtë e taton 23% të pagës! Këto çudira mund të ndodhin vetëm në një shtet ku logjika dhe ndjeshmëria nuk ekzistojnë më!
KOHA JONË SONDAZH

