Ligji për barnat, LSI: S’duhet të nxitohemi, ndryshimet duan kohë

Mazhoranca në komisionin parlamentar të Shëndetësisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për të mos ndryshuar ligjin e barnave.

Mbledhja u shoqërua me debate të ashpra mes palëve mbi ndryshimet që parashikon ligji i ri.

Kështu, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, akuzoi qeverinë se për çdo marrëveshje ka sipas saj një klient nga pas.

Ajo propozoi që ligji për tregtimin e barnave të mos ndryshojë, por të ngrihet një komision kombëtar dhe ndërkombëtar që të shohë me detaje projektligjin.

Edhe LSI-ja ka përforcuar sërish qëndrimin e saj kundër ndryshimit të ligjit përmes kreut të grupit parlamentar, njëherësh anëtar i Komisionit, Petrit Vasili.

Sipas tij, ndryshimi i nenit shton gamën e barnave që hyjnë.

“Nuk mund të jemi selektivë. Qeverisjet e majta e të djathta e kanë trajtuar njësoj tregun farmaceutik. Nuk duhet të nxitohemi, ndryshimi kërkon kohë të gjatë”, tha ai.

SHKARKO APP