Ligji për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, Alibeaj: Të mos përdoret për luftë politike
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij në komisionin e ligjit ku po diskutohet projektligji për verifikimin e politikanëve nëse janë apo ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Alibeaj kërkoi që ky ligj të mos shndërrohet në një luftë politike, por si mjet i nevojshme për të cilin shoqëria shqiptare ka nevojë.
‘Kemi pasur parasysh me kolegët se rrezikun që inciativa të tilla të mund të bien në kurthin politik të luftës politike. Mos e shihni në këtë mënyrë, s’duhet të shndërrohet në një luftë politike, por si një mjet i nevojshëm që shoqëria shqiptare ka në raport me të shkuarën dhe historinë dhe realitetin me të ardhmen. Duhet parë vetëm në këtë mënyrë, jemi të hapur për ta parë ligjin.’- tha Alibeaj.
KOHA JONË SONDAZH

