Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë bashkëbisedimit me familjet kujdestare në Shkodër, ka vlerësuar rolin e tyre në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbështetës për fëmijët pa kujdes prindëror, ndërsa theksoi rolin kyç të ligjit të ri në fuqizimin e kujdesit alternativ.
“Çdo fëmijë meriton të rritet në një familje. Ligji i Kujdesit Alternativ është hartuar dhe po zbatohet në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Në qendër të tij është mbrojtja, rritja dhe zhvillimi i fëmijëve pa kujdes prindëror.
Synimi kryesor është parandalimi i braktisjes së fëmijëve, si dhe mbështetja financiare dhe sociale e familjeve kujdestare. Nga Shkodra dua të falënderoj nga zemra të gjitha familjet që janë bërë pjesë e këtij programi kaq të rëndësishëm, si dhe stafin dhe partnerët tanë, Bashkimin Europian dhe UNICEF, për mbështetjen në hartimin dhe zbatimin e këtij ligji”, u shpreh ministrja Sala.
KOHA JONË SONDAZH

