Ligji për mbetjet, Shalsi: Do të lejohen vetëm ato që janë pjesë e listës së gjelbër

Kryetari i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi është shprehur kundër importimit të plehrave por pro mbetjeve të riciklueshme.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Shalsi bëri më dije për të gjithë qytetarët se nuk do të ketë import të mbetjeve me qëllim djegien dhe depozitimit në Shqipëri.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi nënvizon se do të përcaktohet 2 pika doganore nëpërmjet të cilave do të kalojnë mbetjet e riciklueshme dhe që kanë kapacitete llogjistike e njerëzore për të monitoruar procesin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, Shalsi sqaron se do të lejohen vetëm rryma mbetjesh, pjesë të listës së gjelbër.

Ndërsa bizneset që importojnë, duhet të kenë detyrimisht infrastrukturë riciklimi, pra linja përpunimi.

Ai ka theksuar se do të përcaktohen maksimumi vetëm dy pika doganore nëpërmjet të cilave do të kalojnë mbetjet e riciklueshme dhe pikërisht ato që kanë kapacitete llogjistike dhe njerëzore për ta monitoruar një proces të tillë.

Ndërkohë që ndryshimet e ligjit për mbetjet, pritet të miratohen në Kuvend në seancën plenare të ditës së enjte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?