Lihen të lirë dy të arrestuarit për zjarrin në malin e Shëngjinit

Gjykata e shkallës së parë në lezhë ka lënë të lirë dy të arrestuarit për zjarrvënien në malin e Shëngjinit.

Gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje për shtetasit  Ardit Ujka dhe Milton Ivanaj.

Gjatë seancës, dy të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se janë banorë të malit të Rrenzit, por nuk kanë lidhje me këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarret në malin e Shëngjinin shkaktuan dëme kolosale në kurorën e gjelbër, madje duke rrezikuar të zbresin deri në qytet. Lokalizimi dhe shuarja e plotë e zjarrit  erdhi pas disa orësh “luftë” me flakët.Madje një dorë të mirë në këtë drejtim dhanë edhe reshjet e shiut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?