Lindi fëmijën e 8-të, flet nëna që rrezikoi jetën nga bora

Rozina Kurti nga Burreli ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 8-të mes vështirësive të shumta. Ajo u transportua me helikopter në Tiranë ku lindi. Foshnja e gjinisë mashkull, lindi me peshë 3.95 kg dhe erdhi në jetë i shëndetshëm.

Mesditën e kësaj të premteje, Rozina është dashur të transportohet lehonë me helikopter për në Tiranë për shkak të komplikacioneve që pati dhe rrugëve me borë dhe ngrica. Ajo është nënë e 8-të fëmijëve, 5 vajzave dhe tashmë e 3 djemve.

Mjeku gjinekolog Ervis Llata, që ndoqi dhe lindjen e Rozina Kurti shpjegon komplikacionet që hasën. ”Neve u njoftuam nga kolegët tanë që ndodhen në Burrel dhe që për momentin dhe po bëjnë patronazhimin, që si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, dhe gjendjes jo të mirë si të nënës dhe të bebes, është detyruar të transportohet për në Tiranë. Morëm të gjitha masat e nevojshme për të pritur nënën, dhe për kë kryer një lindje sa më të shpejtë se kushtet e bebit nuk prisnin për afatgjatë”. Rozina ka qenë duke mbledhur dru në pyll.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?