Lindita Nikolla: Seanca plenare vijon deri në mesnatë, dhe rinis nesër në 09:00 të mëngjesit
Më shumë se 12 orë kanë kaluar nga seanca plenare në Kuvend, dhe deputetët e kanë zbrazur sallën. Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, tha se nuk mund të vazhdohet për kaq shumë, ndaj sygjeroi që do ishte më mirë që të ndërpritet seanca e të rinisë nesër.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i bëri të ditur se seanca do të vijojë deri në orën 24:00 dhe do të rinisë nesër në orën 09:00.
Edmond Spaho: Si do të vijojmë, deri në çfarë ore do vazhdojmë? Kanë dhe 60 deputetë për të folur, më mirë e ndërpresim dhe vijojmë nesër. Nuk na dëgjon njeri në orën 4 të mëngjesit, më mirë e ndërpresim.
Lindita Nikolla: Nuk ka vendosur askush, do të vazhdojmë deri në orën 24:00, më pas do të vazhdojmë nesër në orën 09:00.