Lindita Nikolla tregon prioritetet si kryetare e Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e ftuar në emisionin ”Drejt” në Rtv Ora, pohoi se ka shumë gjëra për tu ndryshuar. Për të duhen debate të shëndetshme dhe qasje etike.

”Ka shumë gjëra për tu ndryshuar, por do të filloja nga fokusi më i madh për punën parlamentare dhe debati për ligjet, një debat i shëndetshëm, jo thjeshtë politik, por për të prodhuar ligje të drejta.

Ka nevojë për të ndryshuar qasjen etike dhe sigurisht në atë që është detyra kryesore e deputetëve, që duhet të mbajnë kontakt me komunitetin që janë zgjedhur.

Po ashtu, të vazhdohet në rrugën e mirë që është parashtruar tashmë me transparencën e seancave plenare dhe atë të komisioneve, ashtu sikurse për të mundësuar kontakte me grupet e interesit dhe universitetin e mediet”.

SHKARKO APP