Lindita Theodhori: Gjergj Leka të kërkojë falje. Njeri i pështirë dhe burrë ordiner

 

Lindita Theodhori reagon për akuzat që ka bërë ndaj saj Gjergj Leka. Në një intervistë për mediat ajo është shprehur se ai ka nevojë të vizitohet te ndonjë mjek dhe meqë ka thënë se Lindita është e rrezikshme, duket të ketë kujdes prej saj: “Dua t’i them, ki kujdes, sepse jam e rrezikshme. Ai njeri ma shpif, burrë ordiner”, tha Theodhori për gazetën "DITA".

Ajo tregon se jo vetëm ajo ndihet e fyer, por edhe familjarët. Madje shton më tej se ka dy djem të rritur dhe ata kanë përdorur frena shumë të forta për t’u përmbajtur ndaj fjalëve që ka thënë Leka për nënën e tyre. “Unë s’mund të merrem me të tjerët dhe s’mund të mbyll gojën e askujt. Por është e turpshme të merresh me jetën e tjetrit.

Si Linditë kam një natyrë, që gjërat e shëmtuara dhe ato që nuk më interesojnë nuk u kushtoj asnjë sekondë kohë.  Unë merrem me gjërat e bukura, ato që të zbukurojnë jetën. Por në këtë rast duhet të them patjetër diçka sepse është cenuar jeta ime, personaliteti im, karriera dhe familja ime. E konsideroj një veprim vulgar, një shfaqje skandaloze të atij njeriu dhe një veprim të ulët për atë palo burrë, të cilit nuk dua t’ia përmend as emrin.Ma shpif, nuk di ç’të them tjetër, por thjeshtë ma shpiiif. Njeri i pështirë. I ndotur. Burrë ordiner!” shprehet ndër të tjera Theodhori .

Lexoni deklaratën e Gjergj Lekës dhe lajme të tjera për këtë argument: 

Gjergj Leka: Kishim këngëtare të zgjuara dhe kurva

Flutura Açka: Një mesazh për burrat kurva

Plas sherri mes artistëve

SHKARKO APP