Lindjet në kohë koronavirusi në Durrës dhe Fier, nuk ka pasur raste të infektuarish

226 foshnja kanë ardhur në jetë gjatëgjatë periudhës së pandemisë në Durrës, dhe 87 të tjera, në qyettin e Fierit. Mjekët konfitmohjnë se asnjë nuk është i prekur nga koronavirusi, ndërsa shprehen se janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e tyre.

Ditët e vështira që Shqipëria po kalon, po shoqërohen me një numër të lartë të të sapolindurve. Vetëm në maternitetin e Durrësit, në 2 muajt e fundit janë kryer 226 lindje, 156 prej të cilave në mars dhe 70 në prill.

“Gjatë prillit vazhdon aktiviteti, deri tani janë bërë rreth 70 lindje por pa problematikë. Gatishmëria ka qenë e plotë dhe indekset e punës në lidhje me sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë kanë qenë të ulëta”.

Qyteti i Fierit, numëron më pak foshnja të ardhura në jetë, por kjo sipas specialistëve, është një problem i mbartur. Vetëm në muajin mars, në maternietet janë kryer 87 lindje.

“Prej 3 muajve kemi 300 lindje dhe në muajin mars kemi 87 lindje dhe në prill kemi 42 lindje.”

Mjekët shprehen se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ndaj dhe theksojnë se nuk ka asnjë rast të foshnjave apo nënave të prekura nga covid19

“Me shërbimet të mbuluara me obstetër, neuratolog dhe reaminator dhe nuk kemi pasur raste infeksioni me COVID-19 tek nënat shtatëzëna”.

Gjatë vitit 2020, janë rreth 481 foshja të lindura në Durrës, dhe 300 lindje të kryera në Fier. /Ora News

Ora News - Lindjet në kohë koronavirusi në Durrës dhe Fier, nuk ka pasur raste të infektuarish

SHKARKO APP