Linja e re tensionit të mesëm 20 KV në Kamëz, përfitojnë 5 lagje

Në territorin e bashkisë Kamëz po zbatohet një tjetër projekt shumë i rëndësishëm siç është ai i furnizimit me energji të qytetarëve. Bëhet fjalë për fazën e dytë të projektit të rrjetit të tensionit të mesëm 20 kv. Kjo fazë e projektit përfshin lagjet 5, 6 dhe 7 Bathore dhe lagjet 4, 5 në Kamëz.
Zbatimi i projektit do të sjellë një ndikim të ndjeshëm në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të banorëve të zonës, duke ulur rrezikun që kanë kabinat dhe linjat e amortizuara të tensionit të mesëm dhe të ulët. Gatishmëria e të dyja palëve, Bashkia Kamëz dhe OSHEE, për bashkëpunim të gjerë dhe afatgjatë bëri të mundur që të ofrohet edhe ky shërbim për komunitetin e qytetit të Kamzës. Bazat e këtij projekti janë hedhur që dy vite më parë, punë e cila po shkon drejt përfundimit, duke bërë të mundur edhe një herë përfitimin e një investimi shumë të rëndësishëm jo vetëm për qytetarët, por edhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë. Nga ana e Bashkisë qenë ngritur grupe pune të posaçme për zbatimin sa më korrekt dhe me cilësi të lartë të projektit të rrjetit të tensionit të mesëm. Serioziteti i treguar në këtë bashkëpunim, por edhe në bashkëpunime me institucione të tjera, ka bërë që Bashkia Kamëz të shihet dhe realisht të jetë një partner serioz për zbatimin e projekteve të shumta me interes të ndërsjellë institucional, por veçanërisht në ndihmë dhe në dobi të komunitetit të banorëve të qytetit të Kamzës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?