Linte pa ushqim fëmijët, në pranga 44-vjeçari

 

Agjentë të policisë së Pogradecit kanë vënë në pranga në orët e mbrëmjes një 44-vjeçar, banues në fshatin Hudënisht.
Ndalimi i tij u bë për keqtrajtim të fëmijëve të tij, “të cilëve nuk u jepte mjete jetese”, thuhet në një komunikatë për shtyp. 
Sipas burimit, ndalimi i shtetasit Lirim Belollari u bë pasi ndaj gjykata e qarkut e kishte dënuar me 1 muaj e 15 ditë burg për këtë vepër penale, në nëntor të vitit 2014.

SHKARKO APP