Liperi sqaron: Ja pse punonjësit e kërkim-shpëtimit ishin pa uniforma dhe pajisje

Shqipëria u kap e papërgatitur përballë fatkeqëesisë natyrore të shkaktuar nga tërmeti.

Ornela Liperi, kryeredaktore e Monitor deklaroi në emisionin “Tempora” në RTV Ora se në 26 nëntor nuk Kishte Drejtori të Emergjencave Civile.

Ajo ishte parashikuar me vendim qeveri të shndërrohej në Agjenci. Por, shtoi ajo, qeveria nuk kishte bërë gati kuadrin ligjor.

Dhe rezultati ishte ai që ishte, punëtorë në gërmadha që kërkonin me duar, pa kapele, pa unifirma dhe pa pajisje.

Liperi: Që ditën e parë që ndodhi katastrofa pamë që punonjësit e Shqipërisë nuk kishin as kapele. Erdhën punonjësit e Kosovës për dy orë dhe kishin të gjithë kapele, uniforma. Duket që ishte një shkrehje totale. Shqipëria kishte miratuar një ligj të ri për mbrojtjen civile përpara disa muajsh. Kjo do të bënte që të shkrihej Qendra e Emergjencave dhe të krijohej Agjencia për Mbrojtjen Civile. Qeveria gjatë gjithë kësaj kohe nuk kishte marrë masa për të bërë kuadrin ligjor, VKM për krijimin e kësaj agjencie. Me 27 në darkë ka dalë VKM-ja. Kjo krijoi në paralizë në gjithë kordinimin e situatës. Nuk kishte mjete, strukturë, njerëz që ta organizonin. Mungonte e gjithë struktura për menaxhimin e një emergjence.

Shabani: Fondi për Emergjencat Civile është 3 milion dollarë.

LIVE/ Tempora - Nga Rilindja në Rindërtim, çfarë na pret? - 10 dhjetor 2019

SHKARKO APP