Lirimi i hapësirave publike, Kryeministri: Përmes dronëve do të ndjekim gjithçka që ndodh në territor!

Kryeministri Edi Rama ka rinisur komunikimin e tij me qytetarët përmes rrjeteve sociale në rubrikën “Sy s’sy”.

Në nisje të fjalës së tij Rama ka folur edhe një herë lidhur me aksionin e fundit të IKMT-së për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri tha se qeveria është në proces të nisë monitorimin teknologjik të strukturuar të territorit ku do të ndiqet çdo gjë që ndodh në territor përmes dronëve.

“Ka nevojë për një organizëm të mëtejshëm, nuk është më çështje inspektorësh dhe inspektimesh por vendosje e kontrollit nëpërmjet teknologjisë. Jemi më afër edhe në këtë aspekt. Kemi nisur me monitorimin e rrugëve, kemi pjesë të këtij plani dhe monitorimin e shkollave, por ndërkohë jemi në proces për monitorimin e strukturuar të territorit kur përmes dronëve do të ndjekim gjithçka që ndodh në territor. Puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë. Kjo do të na çoje në një nivel tjetër e do të na bëjë më të sigurt në mos kthimin pas të asnjë progresi në këtë drejtim. Ky nuk është një proces që nuk merr parasysh se duhet të krijohet bashkëjetesë në harmoni mes interesit të qytetarëve, atyre që kanë nevojë për hapësirat e tyre për të lëvizur lirisht dhe atyre që ofrojnë shërbime dhe bëjnë një biznes të vogël në këto hapësira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Synojmë që 70% e trotuarit të jetë i lirë për qyetarët të lëvizin dhe 30% për tavolinat. Jemi një vend mesdhetar dhe është normale që shërbimet të ofrohen edhe jashtë. Por është e shëmtuar që këto shërbime të kthehen në zaptime”, tha ndër të tjera Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?