Lirohen edhe mbështetësit e Bashës, Sefa: Nuk u gjend asnjë send shpërthyes në selinë e PD
Mbështetësit e Lulzim Bashës janë liruar. Përfaqësuesit e tyre deklaruan pas vendimit që nuk u gjend asnjë send i kundraligjshëm në cilësinë e provës. Sipas sekretarit për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa, prokuroria pohoi që nuk u gjend asnjë send shpërthyer në selinë e PD-së.
“I lejuam që të bënim kontroll, prokuroria pohoi që nuk u gjend asnjë send shpërthyes në selinë e PD-së. Fikëset e zjarrit janë marrë si provë nga prokuroria.
Të gjithë të ndaluarit, jo të arrestuarit që kanë qenë pjesë e mbledhjes së PD-së më 8 janar janë paraqitur vërtetimet që tregojnë funksionet e tyre në PD.
Për çdo person të mbrojtur nga ana jonë, ka edhe funksionin përkatës. Për 11 të ndaluarit që ne përfaqësonim nuk kishte asnjë provë, e vetmja akuzë e prokurorisë ishte që kanë gjuajtur me ujë”.