Lirohet nga qelia 50-vjeçari shqiptar, vr*u kunatin pasi i për*unonte vajzën prej 9 vitesh

50-vjeçari shqiptar i cili vrau kunatin e tij 33-vjeçar Erion Pelivanin, pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej 9 vitesh, është lënë në ”arrest shtëpie” nga gjykata greke.

Pas vendimit të dhënë, familjarët e autorit shpërthyen në lot dhe në duartrokitje. Në një prononcim për MEGA-n, bashkë-avokati i të akuzuarit, Michalis Vassilikos, i cili së bashku me Alexis Kougia kanë marrë përsipër mbrojtjen e 50-vjeçarit, deklaroi se autori i dyshuar nuk e pranon akuzën se ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi.

Siç raportojnë mediat greke, hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për rastin e 50 vjeçarit dhe Këshilli Gjyqësor në Volvos do të vendosë për këtë çështje. Ndaj dhe 50-vjeçari do të qëndrojë në ”arrest shtëpie”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Volos, Greqi. Tarellari vrau kunatin e tij, pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet që viktima i bënte. 50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale.

SHKARKO APP