Lirohet Olsi Albajrami që u rrah para Kuvendit nga protestuesit si polic i “infiltruar”
U rrah nga militantët e Partisë Demokratike në protestën para Parlamentit me argumentin se ishte “polic” i infiltruar dhe më pas u prangos nga policia, gjykata liron Olsi Albajramin të riun nga Elbasani.
Sipas vendimit të gjykatës ai do të hetohet me masën “detyrim paraqitje” për akuzat e kundërshtimit të policisë dhe goditjes për shkak të detyrës, gjatë protestës së fundit të opozitës tek parlamenti.
Turma e dhunoi pasi e mendoi një efektiv të policisë të infiltruar, por Albajrami pretendon se ishte pjesëmarrës në protestë si simpatizant i Partisë Demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

