Lirohet qarkullimi tek “Zogu i Zi”, studentët nisen drejt Kryeministrisë

Studentët për 13 ditë radhazi kanë vijuar protestën e tyre, përpara Kryeministrisë, duke kërkuar që të plotësohen 8 kërkesat e tyre.

Ora 17:20/ Pas më shumë se dy orë bllokim, është liruar qarkullimi tek “Zogu i Zi”/ Studentët që kishin bllokuar qarkullimin e mjeteve, janë larguar prej aty dhe janë drejtuar drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën.

Ora 16:50/ Studentët vijojnë të mbajnë të bllokuar disa nga rrugët kryesore të Tiranës, duke krijuar kështu një trafik shumë të rënduar. Siç shihet dhe nga fotot e LSA, radha e makinave është shumë e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ora 15:40/ Një grup studentesh ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në të katër drejtimet e rreth rrotullimit te “Zogut te Zi”. Studentët kishin paralajmëruar se do të pershkallëzonin protestën, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë e ketij aksioni, shumë qytetarë kanë mbetur në trafik dhe në pa mundësi për të lëvizur me automjetet e tyre.

14:25/ Nje pjese e studenteve dhe protestuesve jane zhvendosen nga kryeministria duke u drejtuar ne akset kyçe rrugore te kryeqytetit, per te bllokuar rrugen.

Ata do te bllokojne rugen tek zona e “Dollarit”, Zogun e Zi dhe pjesa tjeter kane qendruar para kryeministrise.

13:35/ Një grup studentësh kanë dashur që të kalojnë në pjesën e pasme të kryeministrisë, për ta rrethuar atë, por kordoni i policisë i ka penguar, çka ka sjellë dhe një përplase mes tyre.

Por kanë qenë studentë të tjerë, ata të cilët kanë penguar turmën të përballet me policinë, duke qetësuar situatën.

11:25/ Pas reagimit të parë të bërë ditën e sotme nga kryeministria Rama drejtuar studentëve për dialog, këta të fundmit i janë përgjigjur menjëherë.

Një studente e cila ka marrë mikrofonin dhe ka fol, ndërsa të gjithë protestuesit qëndrojnë para kryeministrisë, i ka bërë thirrje Ramës që të dalë dhe të flasë me ta, sepse ata janë gati për dialog, por nuk i nxë kryeministria.

“Nese kerkesat tona nuk plotesohen, jemi te gatshem te shkojme deri ne greve urie”, eshte shprehur nje tjeter student.

10:20/ Studentët të cilët më herët kishin bllokuar rrugën e Elbasanit, janë nisur drejt kryeministrisë, ndërsa nga ana tjetër është bllokuar rruga “21 dhjetori”.

09:30/ Një grup i madh studentët kanë bllokuar pak minuta më parë rrugën e Elbasanit, pranë rrethrrotullimit përballë fakultetit Ekonomik.

Ata janë shprehur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, protesta do të vijojë, ndërsa priten që kësaj protesta do t’i bashkohen edhe studentët e rretheve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?