LISTA/Berisha publikon emrat e ish-sigurimsave në strukturën drejtuese të SHISH

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi mbrëmjen e sotme se sapo Visho Ajazi u emërua Ambasador, Edi Rama, që për 4 vite nuk i kishte miratuar SHISH strukturën, e miratoi atë, duke rikthyer Sigurimin e Shtetit atje.

“U krijua Drejtoria e Performancës, që drejtohet nga Mevlud Matraku, i ndjekur nga Bahri Shaqiri për lidhje agjenturore të palejueshme, me shërbime të huaja, me fqinjët. Inspektore të Përgjithshme emëroi njërën me 3 mbiemra që survejon edhe opozitën.

Ka një drejtori shumë të rëndësishme atje, ajo e luftës kundër drogës. Kujt iu besua kjo drejtori? Julian Markut, ish-sigurims që në sarandë rrinte në konaket e Balilit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qerim Dedja është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë, ish-sigurims.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agim Karalliu është emëruar në krye të SHISH të Tiranës, militant i thekur i PS-së. Ilir Tafa, ish-sigurims dhe që ka qenë kryetar i degës në Durrës, vëllai i tij është në listën e SHISH për drogën.

Vladimir Elezi, ish-Sigurims drejton SHISH në Elbasan.

Renald Sinani drejton degën e Sarandës, ish-sigurims edhe ky.

Alban Ismaili është emëruar drejtor i kundërzbulimit.

Qerim Dedja sërisht një ish-sigurims.

80 % e të emëruarve janë lartësime në detyrë të ish-sigurimsave.

Nga 17 drejtori që ka ky shërbim ka mbetur aty vetëm 1 dibran, janë hequr të gjithë veriorët si armiq të egër. Janë spastruar veriorët sikur të ishin serbë”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se kryesisht të emëruarit janë nga Korça, duke shtuar se ato janë emëruar nga Niko Peleshi dhe Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?