Lista e katërt në Strasburg, qeveria hap garën për gjyqtarët

Pas refuzimit të tre listave, qeveria shqiptare rihap garën për gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave ndërsa specifikohen të gjitha kriteret profesionale dhe morale, per aplikantet që shprehin interes.

Në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut qëndron ende Ledi Bianku, mandati i të cilit ka mbaruar zyrtarisht që në janar të vitit 2017, ndërsa për më shumë se një vit e gjysmë  Shqipëria nuk ka arritur të plotësojë vakancën pasi Strasburgu i ka refuzuar emrat që kanë shprehur interes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por cilët janë emrat e kandidatëve që ka dërguar qeveria shqiptare në Gjykatën e Strasburgut?

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fazën  e parë, qeveria shqiptare dërgoi emrin e kandidatëve Sokol Berberi, në atë kohë anëtar i Gjykatës Kushtetuese; Ina Rama, ish-kryeprokurore, aktualisht gjyqtare pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe emrin e Gent Ibrahimi, aktualisht i zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kjo listë u refuzua nga Starburgu ndërsa qeveria shqiptare dërgoi si kandidat  sërish Sokol Berberin, ndërsa të rinj futi  Aurela Anastasin dhe Aleksandër Muskaj.

Por sërish kjo listë u rrëzua nga Këshilli i Europës. Qeveria shqiptare edhe në fazën e tretë nuk hoqi dorë nga gjyqtari Sokol Berberi, duke e prezantuar sërish, ndërsa pjesë e listës ishin dhe Suela Mëneri dhe Irakli Koçollari.

Edhe kjo listë kishte fatin e dy të parave, ndërsa në raportet e publikuara nga Këshilli i Europës theksohet se kandidaturat e dërguara nga qeveria shqiptare dhe procedura e përzgjedhjeve të tyre nuk janë në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?