Lista e PS-së për 14 Majin është me policë, mjekë, bujq dhe mësues. Kandidatët pa angazhim në politikë

Me dorëzimin e emrave për kandidatë në lidhje me 14 Majin, bëhen edhe analizat. Lista e PS-së për 14 Majin është me policë, mjekë, bujq dhe mësues.

Përgjegjësia për pastrimin e imazhit në Bulqizë pas largimit të bujshëm të Lefter Allës, i është lënë një mësueseje. Festime Mjeshtri nga bankat e shkollës, tashmë do të luftojë për karrigen e kryetarit të bashkisë. Mjekes së qendrës shëndetësore i është besuar gara për bashkinë e Klosit. Valbona Kola, nuk do të jetë më pranë qytetarëve për t’u dhënë ndihmë mjekësore, por për t’u kërkuar votën.

Divjaka i është besuar atij që socialistët e konsiderojnë bujkun më të mirë shqiptar. Josif Gorre një emigrant i rikthyer në Shqipëri ka investuar në biznes, por në politikë është inekzistent. E vetmja dalje e tij publike, është krah Taulant Ballës teksa promovon bizesnin e tij të fidanishteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Sarandë është një biznesmen, Olti Caci i cili ka studiuar në Ukrainë, është i angazhuar në biznesin e turizmit. Ai ka shërbyer edhe si Kryetar i Sektorit të Hotelerisë në Unionin Turistik shqiptar. Kurse Leonard Hide i cili për 25 vite ka shërbyer në Policinë e Shtetit në 14 Maj do të kërkoj votën për kryetar bashkie në Libohovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?