Lista e re, ulen çmimet e barnave, përfitojne 475 mijë qytetarë

“Lista e re e barnave të rimbursueshme, e cila ka nisur të aplikohet zgjeron gamën e medikamenteve të rimbursuara si dhe diagnozave që mbulon, duke bërë të mundur që 475 mijë qytetarë të përfitojnë barnat me rimbursim”.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, z. Eduard Ahmeti deklaroi se lista e re përmban 1175 alternativa tregtare, 568 barna alternative të para dhe 244 principe active.

“Në listën e vitit 2018 janë përfshirë 36 barna te reja për diagnoza si insuficence kardiake, kancer, hepatit C, demence/alzheimer, diabet, etj. Keto barna, permiresojne dhe zgjerojne trajtimin e pacienteve ne sherbimet onkologjike, gastrohepatologjike, endokrinologjike, kardiologjike, psikiatrike, neurologjike etj. Padyshim risi eshte perfshirja ne kete liste e herceptines, njera forme e saj, e cila se bashku me formen tjeter qe sigurohet ne QSUT arrin mbulimin 100% te nevojave te grave dhe vajzave per trajtimin e kancerit te gjirit”, tha Ahmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i Fondit deklaroi gjithashtu se është ulur cmimi i barnave krahasuar me listën e mëparshme:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Perveç shtimit te numrit te barnave te LBR 2018, vlen te theksohet se cmimet e miratuara jane jane ulur me rreth 11% krahasuar me cmimet e listes se meparshme, duke sjellë keshtu mundesinë per zgjerimin e listes se rimbursueshme dhe ne perfshirjen e diagnozave te reja qe me pare nuk ishin mbuluar”, tha drejtori I FSDKSH.

Nderkohe krahas uljes se cmimit te barnave eshte rritur vlera e financimit per rimbursimin e barnave. FSDKSH financon rreth 10.4 Miliard leke per rimburismin e barnave dhe përfitues janë rreth 475,000 qytetarë. Vetem nga barnat e reja do te perfitojne rreth 10 mije qytetarë.

Sa I takon procesit të kontraktimit me subjektet farmaceutike, drejtori I Fondit u përgjigj se “nuk ka asgjë të pazakontë në këtë process dhe kontratat po lidhen normalisht. Procesi pritet të përfundojë brenda dy javësh”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?