Lista e zezë e SHBA, analistët: Pritej në nivele më të larta në Shqipëri

Lista e zezë e SHBA-së për Ballkanin me shpalljet ”non-grata”, për analistin Aleksandër Çipa ky proces do të vazhdojë dhe në ditët e ardhshme mund të futen në listë edhe fusha të tjera korruptive në vendin tonë, ku ekziston mundësia që të përfshihen edhe vendet e BE-së në këtë nismë.

Për Afrim Krasniqin, ky ishte një zhvillim i pritshëm, por në nivele më të larta. Kurse Lutfi Dervishin thotë se është një kambanë alarmi për gjobëvënës të tjerë në media dhe partitë politike.

”Ajo që të bën përshtypje është një ish-deputet ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut është ish-kryeministri dhe në Bosnjë po ashtu, por është një kambanë që bie për të tjerët. Ne e shohim në nivele jo shumë të larta, por është kambanë për gjobëvënës të tjerë në media dhe partitë politike. Më shumë se për Rakipin e Ndroqin kambana bie për të tjerët”.

SHKARKO APP