Më të kërkuarit e Kukësit, në ‘listën e zezë’ edhe Zyflie Haklaj

Publikohet “lista e zezë” e personave më të kërkuar për qarkun e Kukësit. Policia e Shtetit ka bërë të njohur ditën e sotme emrat e më të rrezikshmëve, që rezultojnë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Mes këtyre emrave spikat edhe motra e Haklajve, Zyflie Haklaj.

Blutë iu bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për të dhënë informacion, ndërsa garantojnë ruajtjen e anonimatit.

“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Kukësit. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?