Lista u mbyll/Rama tregon se cilët shqiptarë do të riatdhesohen
Në këtë kohë të pandemisë, jo të gjithë janë në izoluar në shtëpitë e tyre. Lidhur me shqiptarët që janë jashtë dhe që duan të kthehen, për ta kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sesi do të riatdhesohen. Pra bëhet fjalë për ata që janë ikur për pak kohë, duke përjashtuar ata që kanë jetuar prej vitesh jashtë. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë thekson me të madhe se lista me emrat e atyre që do të kthehen është mbyllur dhe tashmë telefonatat janë të kota.
Deklarata
Edhe vetë Kina ka ndaluar marrjen e shtetasve të saj nga jashtë. Jemi këtu për ti dhënë mundësinë atyre që kanë nevojë vërtetë. Dua të sqaroj se do të kthehen asta që shpërthimi i koronavirusit i la të ngecinin atje. Pra nuk bëhet fjalë për ata që jetojnë atje dhe thonë hajde se po vijmë me këtë rast.
Është një listë e mbyllur, e verifikuar një për një, me studentë, njerëz që kanë mbetur në rrugë dhe jo një listë e hapur dhe të fillojnë telefonatat, me argumentin hajde ikim se atje në Shqipëri koronavirusi nuk po bën hatanë, si këtu ku jemi.
Lasgushi do të mbledhë në pikat që Ministria e Infrastrukturës do të publikojë dhe me listat e publikuara nga ambasadat, edhe asnjë më shumë. Dua t’ju them shumëkujt që ankohen dhe që kanë vënë kujën se përse i marrin ata nga jashtë, se do na sjellin virusin.
Kjo është të flasësh në hava. Ne na erdhën 130 mijë persona nga Italia, para fillimit të situatës dhe falë sjelljes së tyre nuk po shohim të na kenë sjellë flamën. Edhe në këto kohë lufte me cinizma dhe ironira. Ne jemi në luftë dhe pastaj mos thoni pse i përgjigjem disave drejtpërdrejtë.