Lista zyrtare në KQZ, më 21 qershor votojnë 3 milionë e 370 mijë shqiptarë

Rreth 3 milionë e 370 mijë persona në të gjithë vendin kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 21 qershorit. Lista përfundimtare me numrin e votuesve i është dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj janë shmangur dublimet, ku mbeten për t’u verifikuar 1193 të tilla. Sipas kreut të gjendjes civile deri më tani nuk ka pasur probleme, ndërkohë që lista përfundimtare nuk do të ketë më ndryshime.

Mbi akuzat e Partisë Demokratike për listat e votuesve në Durrës Doracaj tha se për këtë ka nisur një hetim Prokuroria, ndërkohë që Ministria e Brendshme ka dërguar një grup pune, i cili do të hartojë raport përfundimtar mbi numrin e saktë të votuesve. Sipas akuzave të PD-së në qytetin e Durrësit ka 2.700 votues fiktivë të regjistruar për të votuar pranë kësaj njësie në zgjedhjet e 21 qershorit.

SHKARKO APP