Listat e hapura, Shehu: Panik nga Rama dhe tendencë për të hedhur në erë marrëveshjen e 5 qershorit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, e sheh si një shprehje paniku, deklaratën e sotme të kryeminstrit Rama, i cili tha se është pro listave të hapura për zgjedhjet e ardshme.

Në një lidhje përmes Skype për Ora News, Shehu u shpreh se Rama duhet të respektojë marrëveshjen e realizuar në Këshillin Politik.

Tritan Shehu: ”E ndoqa konferencën e kryeministrit sot. Çështja nuk është te listat e hapura, por paniku i kryeministrit për zgjedhjet e ardhshme. Paniku që ka ai nga humbja e sigurtë, nga fundi politik i rilindjes dhe i tij si kryeministër. Është një shprehje paniku, një shprehje amullie, një shprehje e veprimeve dhe reagimeve jo të përshtatshme dhe jo në përputhje me  atë që është bërë deri më sot.

Mendoj se kryeministri duhet të presë të vijnë zgjedhjet e ardhshme, ku do ndodhi rotacioni politik. Duhet të respektojë marrëveshjen e realizuar në Këshillin Politik, i cili është elementi kryesor i mbështetur dhe nga faktori ndërkombëtar, që garanton procesin zgjedhor në Shqipëri, por që realisht ka një mundësi të madhe edhe për integrimin europian.”

Sipas tij, ka një tendencë nga ana e kryeminisrit për të hedhur në erë marrëveshjen e 5 qershorit, dhe ky do të ishte një veprim i rrezikshëm, me pasoja të rënda.

Tritan Shehu: ”Tendenca për të hedhur në erë atë marrëveshje është veprim shumë i rrezikshëm, shumë i rrezikshëm. Mund të ketë pasoja të rënda për vendin, qoftë për stabilitetin e vendit, qoftë edhe për integrimin e vendit, si pasojë e frikës së ardhshme të kryeministrit, nga procesi i ardhshëm zgjedhor. Shoih një tendencë për të cënuar parimet e demokracisë në Shqipëri. Një tendencë për të dëmtuar procesin zgjedhor të ardhshëm.”

SHKARKO APP