Listat e PS-së, Alfred Peza: Një kandidat që merr votën masive të qytetarëve, do të shkojë në Kuvend

Ish-deputeti socialist Alfred Peza, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se hapja e listave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, është reale.

Peza thekson se një kandidat për deputet që merr vota masive të qytetarëve, edhe nëse është jo në fillim të listës, do të shkojë në Kuvend.

Etiketimet mund të jenë të ndryshme, por hapja e listave ështrë reale. Për herë të parë, populli do të vendosë. Listat janë të hapura, për sa kohë që qytetarët mund të votojnë cilin do kandidat për deputet që duan. Nëse fiton votat e më shumë qytetarëve në listë, ti shkon në pjesën fituese. PS merr përsipër faktin nëse kandidati gëzon apo jo mbështetje masive popullore, varet nga vendi ku kandidon dhe të tjera të dhëna që janë valente. Ne kemi përqafuar modelin kroat, belg dhe janë modele të vendeve të BE-së. Aty ku kandidojnë kryetarët e partive, aty shkojnë votat. Prsh nëse Rama kandidon në Durrës, atëherë qytetari do e çojë votën tek PS dhe Edi Rama, sepse është kreu i partisë. Kështu besoj ndodh edhe me PD-në. Qytetari e ka të lirë që të zgjedhë kë kandidat të dëshirojë”, tha Peza.

SHKARKO APP