Listat e universiteteve, maturantët protestë para Kryeministrisë
Ka nisur protesta e kandidatëve për studentë para Kryeministrisë.
Ata kundërshtojnë formulën e pranimit në universitete dhe reformën në arsim, pasi sipas tyre ajo ka shkaktuar përjashtimin e shumë maturantëve, megjithëse me mesatare të lartë.
Sipas maturantëve dhe studentëve, ky sistem i ri në arsim favorizon universitetet private.
Një ditë më parë, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në përgjigje të ankesave të maturantëve pas daljes së listave paraprake të fituesve në Universitete, tha se kjo është vetëm faza e parë dhe siguroi se asnjë maturant që plorëson kriteret e studimit nuk do të përjashtohet nga sistemi.
Si garanci për studentët, Nikolla referoi sistemin e ri të ankesave dhe numrin e lartë të kuotave që ofrojnë universitetet.
KOHA JONË SONDAZH

