”Listat me emrat i kemi”, Balla: Të shtunën zbulohet kandidati për President

Partia Socialiste i ka emrat që do të propozojë për Presidentin e ri. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se mazhoranca ka bërë gati një listë me emra kandidatësh.

Fevziu: Pse duhej negociatë për propozim?

Balla: Unë nuk besoj që ka qenë kështu. Ne kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë, mazhoranca të mos jepte kandidat. Opozita nuk e ushtroi këtë dakordësi apo përgjegjësi. Mund të propozonin një emër me 20 firma, ose me një listë emrash. Nuk e bënë propozimin.

Fevziu: Kush është Presidenti i ri?

Balla: Ne kemi bërë një proces. Në çdo rast, prej më shumë se dy muajsh, kemi bërë një proces konsultimi.

Fevziu: Ka pasur negociata ose diskutime që nuk janë bërë publike?

Balla: Po ka pasur. Grupi i punës, grupi parlamentar dhe kryesisë. Kemi bërë për këtë çështje dy herë diskutime në kryesinë e PS-së. Është bërë një proces me emra, ka dalë një shortlist, ku lista finale do diskutohet nesër në Kryesi.

Fevziu: Ka disa emra?

Balla: Po.

SHKARKO APP