Lita: Kemi rënie të votuesve, askush nga partitë nuk mban përgjegjësi

Gazetari dhe analisti Lavdrim Lita, thotë se opozita është e tronditur nga humbja e thellë dhe se Partia Socialiste është e tronditur, por nga fitorja e 83 mandateve. Sipas tij mazhoranca e priste fitoren dhe se kandidatët e fituar duhet të provohen pasi ata përfaqësojnë popullin. Për të opozita duhet të hyjë në një proces analize dhe terapie, dhe se ofroi shumë pak cilësi.

”Opozita do të hyjë në një proces analize dhe terapie. Ne duhet të kuptojmë se PS ka një hambar votash si ata të administratës të cilët janë prezentë në cdo zgjedhje, sigurisht edhe biznesmenët.Opozita ofroi shumë pak cilësi, dhe shumë besnikëri kundrejt Berishës”.

Ai u ndal edhe tek promisa e zgjedhjeve, ku tha se drejtuesit politik kanë dalë të dërrmuar nga zgjedhjet dhe se është krijuar një skemë politike si status-quo. Për të ka patur edhe një rënie të votuesve, por askush nga partitë nuk mban përgjegjësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kemi rënie të votuesve, askush nga partitë nuk mban përgjegjësi. Promisa e këtyre zgjedhjeve ishte cfarë ata menduan deri në 12 maj edhe drejtuesit politik kanë dalë të dërrmuar nga këto zgjedhje dhe janë bërë qëllimisht në listat paraprake. Mund të them se është krijuar edhe një skemë politike si status-quo”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?