LIVE/ Domate, qumësht e tym i zi, ç’po ndodh te Kryeministria
Jo vetëm tym i zi, por edhe bojë, domate, lakra e qumësht janë hedhur në këto momente drejt Kryeministrisë. Produktet bujqësore simbolizojnë protestën e fermerëve për rritjen e çmimit të TVSH-së. Në protestë edhe aktorë. Kjo është protesta e 9-të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh protesta e tretë kombëtare.
Ndryshe nga herët e tjera protestuesit përveç pankartave kundër qeverisë, mbanin edhe flamuj të PD-së. Edhe me këtë protestë opozita synon largimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tjetër tranzitore që do të mund ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, të ndershme e demokratike.
Ora 18:30- Protestuesit hedhin domate mbi Kryeministri
Arka të tëra me domate kanë mbërritur para Kryeministrisë. Në shenjë solidarizimi me fermerët ata kanë nisur të hedhin domate drejt kryeministrisë.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/449921592411211/
Ora 18:21- Hidhen shashka e tymuese para Kryeministrise
Sapo kanë mbërritur para kryeministrisë protestuesit kanë nisur të hedhin shashka. Ata mbajnë në duar edhe tymuese me ngjyrë të zezë.
Ora 18:00- Nis protesta e tretë kombëtare e opozitës
Me një banderolë të madhe me mbishkrimin “Qeveri e krimit” janë banorët e Astirit të parët që marshuan të parët drejt Kryeministrisë. Kësaj here shumica e protestuesve mbajnë në duar flamuj të Partisë Demokratike.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/2339244516356102/
KOHA JONË SONDAZH

