Live/ Gjykata Kushtetuese shqyrton shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak

Po mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimin e shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Veliaj është vetë i pranishëm më seancë, e cila nisi në orën 10:00 dhe po zhvillohet e hapur për publikun.

Veliaj mbrohet nga dy avokatët, Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi. Presidenca përfaqësohet nga Hemion Braho, Ilir Rusmajli, Erjola Shija; ndërsa Kryeministria përfaqësohet nga Herald Jonuzaj, Vangjel Duni. E pranishme është edhe avokatja e shtetit, Irma Qosja.

Seanca nisi me një kërkesë paraprake nga Presidenca, e cila kërkoi që dekreti për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë të mos jetë pjesë e këtij gjykimi, pasi sipas tyre nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq Gjykata Kushtetuese me vendim unanim rrëzoi kërkesën e Presidencës që të mos ishte palë në çështjen e ankimit të Erion Veliajt, me argumentin se dekreti për zgjedhjet nuk mund të shqyrtohet nga Kushtetuesja. Trupa gjykuese e Kushtetueses tha se dekreti do të trajtohet në themel të çështjes dhe për të do të vendoset në fund si për çdo element tjetër të padisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, kërkesa juaj nuk pranoi në këtë fazë të shqyrtimit, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes”, tha Holta Zaçaj.

Veliaj ka mbajtur fjalën e tij në këtë seancë, ku ndër të tjera tha se:

“Kur beson se ke dhënë gjithçka për qytetarët, vjen largimi nga detyra. Nuk kishte fyerje më e rëndë se kjo. Është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi dhe që nuk denjuan as të më dëgjonin. Zoti i faltë. Dy padrejtësi nuk prodhojnë më shumë drejtësi. Të thuash që Veliaj ka munguar në detyrë nuk është cinizëm për mua. Mbi të gjitha nga ata që kanë qenë dëshmitarë të rrëmbimit tim pa asnjë akuzë. Nëse është dikush që mund të ankohet për mungesën time, është vetëm nëna ime dhe familja ime“, tha ai.

Më tej, Erion Veliaj iu përgjigj pyetjeve që i erdhën nga përfaqësuesit ligjorë të Këshillit të Ministrave. Pyetjes se sa është e ligjshme delegimi i detyrave nga burgu për një afat kaq të gjatë, Veliaj iu përgjigj se këtë pyetje do duhej që t’i bënin edhe kryetarit të bashkisë së Tropojës që qëndroi në arrest shtëpie për 11 muaj.

Erion Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg prej datës 10 shkurt. Bashkë me bashkëshorten e tj, Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndojnë 5 akuza në total, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash, mosdeklarim pasurie si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Live/ Gjykata Kushtetuese shqyrton shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak

Veliaj la qelinë e rreth orës 08:48 dhe mbërriti në Gjykatën Kushtetuese në orën 09:30 i prangosur. Pasi zbriti nga furgoni i Policisë së Burgjeve, i shoqëruar me policë, Veliaj dha edhe një buzëqeshje të lehtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?