Rama me drejtuesit lokalë të Fierit për punësimin dhe shërbimet

Qeveria që prej ditës së djeshme ka zbarkuar në Qarkun e Fierit në kuadrin e mbledhjeve që qeveria zhvillon nga njëri qark në tjetrin.

Kreu i Ekzekutivit po zhvillohet aktualisht një takim i Kabinetit qeveritar me drejtuesit ​​​​qendrorë e vendorë ku temë e këtij takimi është diskutimi për Punësimin, shërbimet dhe reformën e tokës.

Kryeministri Rama paralajmëroi fushatë kombëtare llogaridhënieje publike e të gjithë kabinetit qeveritar.

“Shumë shpejt fushatë kombëtare e llogaridhënies publike e të gjithë kabintetit qeveritar dhe të gjithë agjencive dhe zyrave qëndrore që operojnë në territoret e vendit për të garantuar transparencë dhe nxjerrjen në pah të të gjithë dobësive aktuale dhe marrjen e përgjegjësive të atyre që janë përgjegjës për mosçuarjen përpara të projektit të modernizimit, transparencës dhe eficencës së shërbimit”- u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155750742041523/

SHKARKO APP