Llajo: Antitrupat të larta edhe pas 7 muaj pas prekjes me Covid-19, shpresa te vaksina

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTv Ora, doktor Vasil Llajo u shpreh se është vënë re se anti-trupat te një pacient që ka kaluar covidin ka shkuar edhe deri pas 7 muajsh.

Vasil Llajo: Anti trupat janë të larta edhe pas 7 muaj pasi pacienti është prekur me Covid-19. Kjo tregon se vaksina ndoshta do të jetë më shpresëdhënëse dhe do t’i bëjë bllok virusit. Së bashku me imunitetin e krijuar në popullatë, pandemia do të zbehet.

Ne jemi shumë larg imunizimit 50% të popullsisë. Maska nga ana tjetër është e domosdoshme dhe duhet respektuar. Në Greqi pothuajse e mbajnë të gjithë dhe për shkak se ka shumë persona në qytet. Kjo shton rrezikun për të shpërndarë virusin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?