Llalla në Elbasan: Javën tjetër, hetime politikanësh

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, rikonfirmoi edhe njëherë nga Elbasani se procesi i dekriminalizimit të sferave më të larta të shtetit shqiptar do të vazhdojë.

I pyetur nga ABCNews nëse do të ketë emra konkretë politikanësh, pushtetarësh apo deputetësh, ai u përgjigj: “Tashmë sapo kemi krijuar strukturën e posaçme dhe javën që vjen nis procesi i verifikimit. Të tjerat varen nga rezultatet e hetimeve”.

I pyetur për ndryshimet që kanë përfshirë organin e akuzës në të gjitha nivelet, Lalla u shpreh se ndryshimet u bënë në ato prokurori ku u konstatuan problematika dhe se prokurorët e larguar ishin koshientë ndaj dhe dhanë dorëheqjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ndryshimet ishin krejt normale dhe në funksion të organizimit të punës dhe të rifreskimit të stafeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lalla tha se në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj janë marrë në konsideratë aftësitë e tyre profesionale.

“Ne zgjodhëm prokurorët më të përshtatshëm,” nënvizoi Llalla

Prokurori i Përgjithshëm ishte në Elbasan me rastin e fillimit të ndërtimit të Prokurorisë së këtij rrethi.

Me këtë rast ai u shpreh para prokurorëve se do të krijohen të gjitha kushtet optimale për të cilësinë dhe shpejtësinë e hetimeve në mbarë vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?