Llatja: Hartëzimi i shërbimeve sociale, një projekt për të ofruar më shumë shërbime cilësore

Në kuadër të projektit të “Bashkëpunimi Rajonal për Përfshirje më të mirë Sociale në Nivel Lokal”, kryetari i bashkisë Gledian Llatja, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës për Autonomi Vendore, SHAV NALAS dhe GIZ ,Gender Alliance for Development Center (GADC).
Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth rëndësisë së hartëzimit të shërbimeve sociale në Bashkinë Elbasan, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga ky proces.
Ngritjes së kapaciteteve për bashkitë, bashkëpunimi me aktorët lokalë, si edhe pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse.
Në vijim, pas këtij takimi, Llatja e vuri theksin tek rëndësia e këtij takimi në vecanti hartëzimit të shërbimeve sociale në bashkinë Elbasan.

“Në këtë takim diskutuam në lidhje me nismat e përfshirjes sociale të ndërmarra nga SHAV, e cila në kuadër të projektit SoRi III, mbështeti Bashkinë Elbasan dhe “Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veҫanta” në procesin e Hartëzimit Social.
Hartëzimi social, i bazuar në identifikimin e nevojave bën të mundur ofrimin e shërbimeve cilësore duke mos lënë askënd pas”, pohoi ai.

Ky projekt u zbatua nga organizata “Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC).

SHKARKO APP