FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Llatja inspekton punimet në rrugën “Theofan Popa”: Bashkia e Elbasanit nuk ka kohë për të humbur

Bashkia e Elbasanit nuk ka kohë për të humbur. Në çdo cep të qytetit vijojnë investimet të cilat u shërbejnë qytetarëve, rrisin cilësinë e jetesës dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja inspektoi punimet në rrugën “Theofan Popa” e cila u shërben banorëve të lagjes “Haxhias”. Rruga shpesh herë ishte kërkuar nga komuniteti dhe tashmë është një premtim i mbajtur.

Kryebashkiaku teksa u interesua mbi ecurinë e punimeve, vuri në dukje se rruga do të ndërtohet konform të gjitha standardeve, përfshirë kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, trotuare e ndriçim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Llatja theksoi se punët po vijojnë me intensitet, jo vetëm në zonat informale, të cilat kanë fokusin krysor, por edhe në sheshet e pallateve. Investimi në rrugën “Theofan Popa” do tu shërbejë banorëve në lëvizjet e tyre të përditshme, por giithashtu rrit vlerën e pronave dhe favorizon hapjen e bizneseve të reja. Bashkia e Elbasanit nis një tjetër mandat punësh, investimesh dhe shërbimesh ndaj komunitetit në zbatim të programit të zhvillimit “Elbasani 2030”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?