Llatja pret një grup biznesmenësh turq nga themelimi “Musiad Albania” në Shqipëri

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, priti në zyrën e tij një përfaqësi biznesmenësh turq të “MUSIAD ALBANIA”, degë e re e Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve (MUSIAD) në Shqipëri. Kjo shoqatë, e themeluar në Stamboll në vitin 1990, është një organizatë ndërkombëtare me mbi 14,000 anëtarë, 60,000 biznese dhe mbi 2 milion të punësuar në mbarë botën.

Kryetari Gledian Llatja shprehu kënaqësinë e tij për këtë nismë të re dhe mundësitë e bashkëpunimit që do të ofrojë për komunitetin e biznesit shqiptar dhe atë turk. Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe investimeve të ndërsjellta, duke theksuar se ky bashkëpunim do të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Është kënaqësi që të prisja në zyrë përfaqësuesit e ‘MUSIAD ALBANIA’ dhe të njihesha me këtë nismë të re. Jemi të gatshëm të mbështesim çdo iniciativë që ndihmon në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe vendit tonë,” u shpreh Llatja. MUSIAD numëron 85 degë brenda Turqisë dhe 180 degë jashtë saj, në 81 shtete të ndryshme. Shqipëria është shteti i 91 që pret MUSIAD-in, duke iu shtuar kështu rrjetit të madh të bizneseve që përfaqësohen nga kjo shoqatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?