Llatja: Shkolla “Shushicë” drejt transformimit të shumëpritur!

Një kapitull i ri po hapet për shkollën 9-vjeçare “Shushicë”, e cila do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni tërësor, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet për 314 nxënës dhe 33 mësues që punojnë çdo ditë për edukimin e brezit të ri.

Ky investim do të sjellë një transformim rrënjësor të infrastrukturës, duke garantuar ambiente moderne, të sigurta dhe dinjitoze për nxënësit dhe stafin mësimor.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili theksoi se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të investimeve. Krahas shkollës “Shushicë”, në proces rikonstruksioni do të hyjnë edhe shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” dhe gjimnazi i njohur “Dhaskal Todri”, institucione me rëndësi të veçantë për qytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?