Lleshaj: Aksidentet vrasin më shumë sesa kriminelët
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka dhënë një mesazh të fortë. Ai thotë se aksidentet rrugore marrin shumë herë më tepër jetë njerëzore sesa kriminelët. “Megjithëse numri i viktimave nga aksidentet rrugore vijon të ulet (nga 353 në vitin 2010 ka zbritur në 213 në vitin 2018), aksidentet në rrugë vrasin shumë herë më tepër sesa kriminelët. Ndërgjegjësimi i përdoruesve të rrugës dhe i opinionit publik në përgjithësi mbetet rruga kryesore për të shpëtuar jetët njerëzore nga rreziqet e sjelljes së papërgjegjshme në rrugë. Për këtë qëllim, prita me kënaqësi ekipin fitues të biçiklistëve të vegjël nga shkolla 9-vjeçare ”Pjetër Budi” në Tiranë, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar që zhvillohet në Gjenevë javën e ardhshme”.
Sipas ministrit, ndërgjegjësimi i përdoruesve të rrugës dhe i opinionit publik në përgjithësi mbetet rruga kryesore për të shpëtuar jetët njerëzore nga rreziqet e sjelljes së papërgjegjshme në rrugë. Lleshaj thekson se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të angazhuara për të shtuar përpjekjet në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, ndërkohë që bashkëpunimi i qytetarëve mbetet i pazëvendësueshëm.
Bilanc lufte kanë regjistruar aksidentet rrugore në vendin tonë. 1188 persona kanë mbetur të plagosur dhe 115 kanë humbur jetën në to në shtatë muajt e parë të vitit. Institutit i Statistikave, vëren rënie të numrit të aksidenteve rrugore gjatë korrikut mirëpo shifrat mbeten të larta. Të paktën katër aksidente rrugore ndodhin çdo ditë në vendin tonë. Kjo duke iu referuar të dhënave të fundit publikuar nga Instituti i Statistikave. 148 aksidente kanë ndodhur vetëm gjatë korrikut ku 13 persona kanë humbur jetën. Ne gati 90% të rasteve ato kanë ndodhur si pasojë së sjelljes së drejtuesit të mjetit. Ky i fundit në afro 30% të rasteve ka qenë i moshës 25 deri në 35-vjeç. Tirana është qarku me numrin më të madhe të aksidenteve gjatë këtij muaj, ndiqet nga Korça, Fieri dhe Vlora.
Sezoni turistik u mbyll me një bilanc të lartë aksidentesh rrugore jo vetëm për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit por shpesh edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës në rrugët tona. Muaji gusht kur dhe qarkulimi i automjeteve u shtua ka regjistruar 752 aksidente rrugore pothuajse dyfishi i muajit korrik ku pati 412 aksidente. 17 persona kanë humbur jetën vetëm në gusht.
Numrin më të madh të aksidenteve e mban qyteti i Tiranës e më pas ato zhvendosen në zonat bregdetare ku ishin përqëndruar pushuesit. Por nuk mbeten më pas edhe qyetet të cilët tërheqin turistë të shumtë të huaj dhe vendas. Këtë vit ka një renie të numrit të personave të mbytur në det. Qednra Kombëtare e Urgjencave ka bërë dhe një klasifikim të aksideneteve sipas pasojave në shëndet ku 228 e aksidenteve rrugore kanë qenë me rrezikshmëri të lartë për jetën. Aksidentet rrugore të këtij viti kanë nxjerrë në pah dhe problematikën me rrugët tona të cilat tanimë do t’i drejtohen me një raport Drejtorisë së Përgjitshme të Rrugëve. Pavarësisht infrastrukturës mbetet në ndërgjegjen e gjithsecilit për të drejtuar makinën duke respektuar rregullat e qarkullimit për të ruajtur vetën e tij por të mos riskuar jetën e tjetrit.

