Lleshaj dyshues edhe nga të vetët, me truprojë në Kuvendin e rrethuar me policë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duket se nuk i zë besë askujt, pavarësisht masave të rrepta që urdhëron vetë.

Dje, në Kuvendin e Shqipërisë është parë teksa shkon në seancë i shoqëruar me truprojën e tij, ndonëse e gjithë godina dhe institucionet pranë Parlamentit janë të rrethuar me forca të shumta policore, në sajë edhe të protestës së opozitës, e paralajmëruar sa herë zhvillohen seanca plenare, që pas ‘djegies’ së mandateve në mënyrë unanime.

Pavarësisht masave të rrepta, duket se Lleshaj kërkon të ndihet i sigurt duke marrë pas vetes truprojën e tij, i cili e shoqëron në çdo takim, siç duket në foton e publikuar nga Agim Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shfaqet duke iu drejtuar sallës së Parlamentit i shoqëruar nga kolegu i tij, ministri Blendi Klosi, ndërsa në sfond të fotos dukshëm qëndrojnë forcat e policisë që kanë rrethuar Kuvendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Momente të tjera të ministrit i shoqëruar nga “i besuari” i tij:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?