Lleshaj: Emrat që po godet operacioni Anti KÇK nuk i zgjedh unë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në Open në Top Channel foli për paketën anti-KÇK. Lleshaj tha se nuk mund të flasim për rezultate sepse është vetëm fillimi.

“Nuk mund të flasim për rezultate sepse është vetëm fillimi. Normalisht fillimi ka dinamikën e tij”- tha Lleshaj. Si u zgjodhën emrat?- e pyeti Eni Vasili.

“Unë nuk i zgjedh emrat. Jam ministër i Brendshëm. Të gjithë e dinë se kush janë, sepse ligji i ka përcaktuar mirë. Të gjithë personat që janë dënuar për vrasje, trafik narkotikësh, terrorizëm dhe kanë pasuri qësi justifkojnë” – tha Lleshaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

A është e vërtetë që numri i personave që do merren nën hetim është 250? ‘Nuk ka rëndësi sa është numri. Numri mund të jetë 250, 300. Nuk ka rëndësi numri’- tha Lleshaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?