Lleshaj ”kritika” kryebashkiakëve: Urgjent planifikimi i buxhetit për emergjencat
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me kryebashkiakët dhe prefektët e vendit ditën e sotme. Lleshaj në fjalën e tij drejtuar krerëve të bashkive ka folur ndër të tjera edhe për çështjen e emergjencave civile. Ai ka lënë disa porosi për bashkitë e vendit, në lidhje me regjistrat në lidhje me fatkeqësitë, si dhe planifikimin e një buxheti për emergjencat civile. ”Kanë treguar standarde të ndryshme në bashki të ndryshme. Nevoja për tu konsoliduar në këtë fushë është e dorës së parë. Duhen krijuar regjistrat për të ditur se çfarë kanë ndodhur në fatkeqësi. Planifikimi i buxhetit për emergjencave civile. 4% të buxhetit duhet për emergjencat civile. Këto dy çështje janë primare. Pra, ndërtimi planeve përkatëse dhe ndërtimi i bazave të të dhënave për këtë çështje. i kanë detyrim ligjor”.
KOHA JONË SONDAZH

