Lleshaj mbledh drejtuesit e policisë, kritika pas protestës

Pas protestës së dhunshme që u zhvillua sot para Parlamentit, ku banorët të Unazës së Re tentuan të hynin me forcë në këtë institucion, vjen një lëvizje nga Zv/ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Lleshaj ka thirrur në një takim nëndrejtoreshën e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, drejtorin e Forcave Lëvizese Operacionale Sokol Bizhga (i cili mbeti i lënduar në shpatull gjate protestës), drejtori i Policisë së Tiranë Kastriot Skenderaj si dhe drejtori i Rendit, Gjovalin Loka.

Mësohet se Lleshaj ka marrë informacion të detajuar mbi atë çka ndodhi para Parlamentit dhe ka shprehur kritika në menaxhimin e protestës ku të dëmtuar mbeten 15 punonjës policie, mes tyre 2 më rëndë. Po ashtu të plagosur mbetën edhe tre protestues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?