Lleshaj në policinë e Beratit: Luftoni krimin

Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm, zhvilloi një takim me strukturat vendore të Policisë së Qarkut të Beratit. Takimi zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Me mjetin e Ministrisë së Brendshme, Lleshaj është futur direkt në mjediset e komisariatit të Policisë Berat, duke shmangur kontaktet me gazetarët. Lleshaj mësohet se është takuar me drejtuesit e komisariateve të Policisë Berat, Kuçovë e Skrapar, ndërsa ka biseduar me ta për më shumë se 1 orë.

Lufta ndaj krimit, ka qenë porosia kryesore e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj edhe për punonjësit e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. Lleshaj zhvilloi atje një takim në kuadër të turit që ka ndërmarrë në rrethe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëpunim me komunitetin dhe më shumë efektivitet nga ana e policisë, mësohet se kanë qenë të tjera porosi të Ministrit të Brendshëm në takimin që u zhvillua me dyer të mbyllura. Më herët, LLeshaj ka zhvilluar takime me drejtuesit e Policisë së Shkodrës, Lezhës, Durrësi e Elbasanit, të konsideruara si qarqe të nxheta për veprimtarinë kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?