Lleshaj: Policia goditje madhore kundër krimit të organizuar
Pas arrestimit të 11 personave për huadhënie të jashtëligjshme në Shkodër, ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ku përgëzon forcat e policisë për operacionin. Rama shprehet se ky sukses motivon më tej Policinë dhe qytetarët për të vijuar së bashku përpjekjen për Shqipërinë europiane.
Postimi i plotë
”“Maranaj”, për një Shkodër e Shqipëri të lirë nga krimi. Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar dhe financave të tij. Ky sukses motivon më tej Policinë dhe qytetarët për të vijuar së bashku përpjekjen për Shqipërinë europiane”.
Policia ka arrestuar sot 11 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Dhënia hua e shumave monetare bëhej për interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në jave nga ana e personave të implikuar.
“Maranaj”, për një Shkodër e Shqipëri të lirë nga krimi. Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar dhe financave të tij. Ky sukses motivon më tej Policinë dhe qytetarët për të vijuar së bashku përpjekjen për Shqipërinë europiane 🇦🇱👮♂🇪🇺
— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) March 14, 2019
KOHA JONË SONDAZH

