Lleshaj takim me drejtues të policisë së Korçës

Pas marrjes së detyrës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj po viziton drejtoritë e policive në vend. Kështu pas Gjirokastrës, ditën e sotme Lleshaj ka shkuar në Korçë, ku po zhvillon një takim me drejtues të policisë së këtij qarku.

Edhe pse Korça është jashtë hartës së rrezikshme të krimit ndyrshe nga Shkodra, Elbasani, Durrësi dhe Vlora, Lleshaj ka kërkuar angazhim maksimal për parandalimin e çdo akti që cënon rendin dhe sigurinë publike. Gjithashtu, fokusi është vënë edhe te goditja narkotikës.

Takimi i ministrit të Brendshëm ka pasur në qendër luftën ndaj kriminalitetit. Kjo ka qenë edhe porosia e prerë e Lleshajt për krerët e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?